Këngëtarja e “Pretty Reckless”, Taylor Momsen, është shfaqur plotësisht nudo për videoklipin e këngës së parë të grupit të saj ‘hard rock’ në katër vjet, “For I Am Death”.

Të mërkurën, ish-aktorja e serialit “Gossip Girl” postoi një selfie gjatë xhirimeve të klipit të këngës, të drejtuar nga Lewis Cater. Në videoklipin në fjalë, Taylor shfaq format e saj trupore, e lyer me bojë të zezë.

 Ndërkohë kënga zyrtarisht do të dalë këtë të premte. “For I Am Death” supozohet që të jetë kënga e parë nga albumi i pestë në studion e “Pretty Reckless”.

“Ndoshta… mund të jesh në dijeni të diçkaje. Nuk mund t’ju them. Ka shumë për të thënë dhe shumë gjëra që nuk më lejohet të them”, tha Momsen në Loudwire Nights të premten e kaluar.

“Ajo që mund të them është të qëndroni në kontakt. Ky është vetëm fillimi dhe 12 muajt e ardhshëm do të jenë të çmendur. Kemi shumë gjëra në horizont, shumë gjëra të ndryshme, disa prej tyre do t’ju zënë në befasi”, vijoi 32-vjeçarja.