Macaulay Culkin po flet hapur për përvojën e tij duke punuar me xhaxhain e tij ‘famëkeq’ në ekran, John Candy. Candy vdiq në vitin 1994, pas një ataku në zemër. Culkin, tani 45 vjeç, luajti në filmin e vitit 1989 të John Hughes, “Uncle Buck”, së bashku me Candy. Ylli i “Home Alone” po flet hapur për miqësinë e tij me aktorin e ndjerë në dokumentarin e Colin Hanks, “John Candy: I Like Me”. Dokumentari pati premierën e tij të enjten, si filmi hapës i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF) 2025. Culkin kujton në dokumentarin e ri që John Candy e kishte gjithmonë isntiktin për gjithçka. Aktori kujton se Candy e parandjeu se diçka nuk shkonte me babain e tij:
Mendoj se ai e pa. Edhe para se filmi “Home Alone” të zhvillohej, nuk ishte e vështirë të shihje sa i rreptë ishte babai im. Nuk ishte sekret. Ai ishte tashmë një përbindësh. Papritmas, fama dhe paratë erdhën, dhe ai u bë një përbindësh famëkeq.
Ndërsa më tej kujtonte se:
Ai tashmë nuk ishte një djalë i mirë. Mendoj se John po shikonte paksa me sy të çuditshëm, sikur donte të më pyeste nëse ishte gjithçka në rregull ose nëse kisha ndonjë problem në familje…

Aktori e quan atë qëndrim “një dëshmi të llojit të burrit që ishte”, duke deklaruar se Candy “thjesht kujdesej për të” në sheshxhirim. Ai shtoi se e ndjente se Candy kishte një prani “atërore”. Si Culkin ashtu edhe vëllai i tij, ylli i “A Real Pain”, Kieran Culkin, kanë folur më parë për marrëdhënien e tyre toksike me babanë e tyre, Kit Culkin.
Mendoj se kjo është arsyeja pse kjo është një nga performancat e mia të preferuara, sepse mendoj se ai i dha shumë nga vetja.
-thotë Culkin për kohën e tij në “Uncle Buck”. Ai shton se ndërsa disa aktorë “nuk dinë si ose nuk u pëlqen të punojnë me fëmijë sepse janë të vështirë për të punuar me ta”, John ishte gjithmonë shumë i sjellshëm dhe shumë i mirë me të dhe motrën e tij në ekran, Gaby Hoffman.