Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është bërë baba për herë të parë. Ai ka ndarë me ndjekësit lajmin përmes një postimi në Instagram. Futbollisti ka publikuar një foto të të birit të sapolindur duke u shprehur shumë i lumtur për këtë.

“Mirë se erdhe Prince Uzuni”-shkruan futbollist. Në të njëjtin postim, futbollisti ka shprehur dashurinë edhe për partneren e tij, Uarda, duke i dedikuar fjalët: “Të dua Uarda”.
Bukuroshja nga ana tjetër ka ndarë një moment të bukur me të birin menjëherë pas lindjes. Rikujtojmë se Uzuni i ka propozuar partneres në mes të stadiumit në maj të vitit 2023.