Ceo i Teslas, Elon Musk, ka treguar mbështetjen e tij për Donald Trump që në fushatën elektorale për presidencialet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje Musk është shfaqur së bashku me djalin e tij 4-vjeçar, X, në natën e zgjedhjeve teksa feston me ish-presidentin amerikan. I mituri u bë shpejt ylli i mbrëmjes.
53-vjeçari mori pjesë në festën e mbushur me yje të Trump, në pronën e tij në Mar-a-Lago, të martën mbrëma. E ai kishte një të ftuar special, djalin e tij X Æ A-12, ose shkurt X, të cilin e ka me këngëtaren Grimes.
Edhe pse mund të ketë kaluar koha e gjumit për vogëlushin, duket sikur ai po kalon shumë mirë teksa feston së bashku me disa prej yjeve dhe figurash politike. Ai po shijonte gjithashtu ëmbëlsira të shijshme.
Fotot e publikuara nga mediat e huaja e tregojnë 4-vjeçarin duke buzëqeshur, teksa ishte ulur mbi supet e babait të tij, Elon Musk. Ndërsa në një imazh tjetër, X, i cili mbante veshur një kostum blu, shfaqet duket ngrënë biskota.