Një yll i filmave për të rritur është përplasur për vdekje në një aksident horror me motor. Lane V Rogers, emri i artit Blake Mitchell, po ngiste motorin rreth orës 4 të pasdites sipas orës lokale, kur u përplas me një kamion në Oxnard, midis Los Angeles dhe Santa Barbara.

TMZ raporton se 31-veçari, i njohur për krijimet e përmbajtjeve për të rritur, u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa familja e tij mbeti në shok. Shoferi i kamionit u ndal për të kontrolluar Rogers dhe qëndroi me të derisa arriti ambulanca.

31-vjeçari shpeshherë fliste për ngritjen e tij në industrinë e argëtimit për të rritur në mediat sociale. Në vitin 2023, ai tha në podkastin “Back to Your Story”:

“Në shkurt të vitit 2014 bëra shfaqjen time të parë me kamera në internet. Nuk isha ylli i të rriturve që jam sot. Ishte vërtet e papërpunuar dhe reale. Isha si ‘në rregull, ka diçka këtu’. Gjatë pjesës më të madhe t vitit 2014, kam bërë shfaqje me kamera. Por në ditët e sotme, përmbajtjet për të rritur kanë shumë ulje dhe ngritje nëse nuk je vërtetë i qëndrueshëm me të. Në atë kohë, po fitoja para të mira. Kur isha 18 vjeç fitoja me mijëra në muaj. Një muaj fitova 10 mijë dollarë”.