Ylli i Real Madrid, Viniciues Jr ka kërkuar falje publike ndaj influencueses braziliane Virginia Fonseca, pas asaj se ai kishte shkëmbyer mesazhe me një modele tjetër. Sulmuesi brazilian, i nominuar për Topin e Artë 2024, tha se dëshiron të nisë një fillim të ri me Fonseca, me “pa gënjeshtra” dhe me “shumë dashuri, afeksion dhe respekt”. Ai e përshkroi Virginian, e cila është nënë e tre fëmijëve si një “nënë të admirueshme” dhe dikë për të cilin ndjen respekt të madh.

Në një postim të gjatë në Instagram, 25-vjeçari pranoi: “Nuk më vjen turp të pranoj që kam qenë i pakujdesshëm”. Vinicius, i cili aktualisht ndodhet në Kore të Jugut me përfaqësuesen e Brazilit, reagoi pasi bukuroshja braziliane Day Magalhaes, e cila pretendon se kishte shkëmbyer mesazhe me futbollistin që nga maji, bëri publike detajet. Ndërkohë, Virginia konfirmoi se kishte ndaluar komunikimin me yllin e LaLigas.

Në postimin e tij në Instagram, Vinicius shkruante: “Virginia është një grua e jashtëzakonshme, një nënë e admirueshme dhe dikush për të cilin ndiej afeksion dhe respekt të madh. Unë nuk kisha vepruar në mënyrën më të mirë dhe e zhgënjeva atë. Kjo është arsyeja pse dua të kërkoj falje publikisht. Tani dua të fillojmë nga e para’ pa gënjeshtra, pa debate, me shumë dashuri, afeksion dhe respekt”.

Ndërkohë, Day Magalhaes ka dhënë përgjigje për ndjekësit e saj në Instagram, duke konfirmuar se ishte pjesë e komunikimeve me Vinicius kur ai filloi marrëdhënien me Virginian. Sipas mediave braziliane, Vinicius është përfolur gjatë këtij viti për lidhje me disa gra të tjera, përfshirë modelen spanjolle Victoria Ruiz, modelen venezueliane Isabella Ladera dhe ish-Miss New York 2023, Rachelle Di Stasio.