Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe ka folur hapur për mungesën e lirisë që ndiejnë futbollistët kur përballen me lodhjen e tyre. Mbappe ka folur hapur për vështirësitë emocionale që përjetojnë futbollistët, veçanërisht kur ndihen të lodhur, por nuk mund ta shprehin këtë lirisht. Sipas tij, koha është gjithçka.
“Kur humb një ndeshje dhe thua se je i lodhur, njerëzit përgjigjen se po e thua këtë thjesht sepse ishe i keq. Me çmimin që paguhesh, tifozët mendojnë se duhet të jesh i lumtur çdo ditë”, ka thënë fillimisht Mbappe.
Ai theksoi se lojtarët mund të flasin lirshëm për ndjenjat e tyre vetëm në momentet e mëdha të suksesit.
“Të vetmet momente të sigurta për të shprehur ndjenja të tilla janë pas fitoreve të mëdha, siç është fitimi i Kupës së Botës, kur lojtarët janë pothuajse të paprekshëm”.
“Sinqerisht, nëse nuk do ta kisha këtë pasion, bota e futbollit do të më ishte neveritur shumë kohë më parë”, përfundoi francezi.