Aktori legjendar Robert De Niro ka bërë bujë me deklaratat e tij kundër Elon Musk dhe vendimin për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara. Ai kritikoi ashpër drejtimin e platformës X (ish-Twitter), duke e quajtur Musk “një idiot” dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij ta bojkotojnë rrjetin social.
Sipas burimeve, De Niro është i zhgënjyer me ndikimin e Musk në platformat sociale dhe rënien e cilësisë së diskutimeve publike. “Ai po shkatërron çdo vlerë që kishte platforma, duke e kthyer atë në një strehë për dezinformim dhe teori konspirative”-tha aktori. Ndërsa nuk ka konfirmuar destinacionin e tij të ri, raportohet se ai mund të jetë zhvendosur në Evropë për arsye politike dhe kulturore.
Kritik i hapur i figurave të fuqishme, De Niro më parë ka sulmuar edhe ish-presidentin Donald Trump. Nga ana tjetër, Musk reagoi me indiferencë ndaj deklaratave të tij, duke postuar thjesht një emoji të qeshur në X. Debati mbi ndikimin e Musk në rrjetet sociale vazhdon.




