Ylli televiziv, Kris Jenner ka treguar së fundmi se eksperienca e saj me ilaçin për humbje peshe Ozempic nuk shkoi aspak mirë. Gjatë një interviste në podcastin SHE MD Podcast, 70-vjeçarja rrëfeu se ilaçi i shkaktoi të përziera të forta dhe lodhje ekstreme.
“E provova Ozempic kur askush nuk e njihte ende dhe më bëri shumë të sëmurë,” tha Jenner. Ajo kujtoi se i kishte treguar mjekes së saj, gjinekologes Dr. Thais Aliabadi, se nuk mund të punonte më për shkak të të përzierave.
Pas kësaj, Jenner tha se së bashku me mjekët kërkuan alternativa të tjera dhe përfundimisht ajo gjeti zgjidhjen te injeksionet me peptide. Sipas saj, këto injeksione i dhanë më shumë energji dhe e ndihmuan të ndihej më mirë në përditshmëri.
“Një injeksion me peptide ishte perfekt për mua. Pastaj e kombinova me suplemente dhe kjo ndryshoi gjithçka,” u shpreh ajo.
Ylli i reality show-t The Kardashians tregoi gjithashtu se përdor suplemente si omega-3 dhe vaj peshku, të cilat sipas saj ndihmojnë jo vetëm energjinë, por edhe flokët, lëkurën dhe thonjtë.

