Reperi dhe figura e njohur e YouTube-it, Yung Filly, emri i vërtetë i të cilit është Andres Felipe Valencia Barrientos, ka pranuar në gjykatë se ka kafshuar disa herë një grua, ndërsa vijon procesi gjyqësor ndaj tij në Australi për akuza për përdhunim.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2024 në Perth, pas një performance të artistit në një klub nate. Barrientos ka mohuar akuzat për përdhunim dhe dhunë seksuale, duke deklaruar se marrëdhënia intime në hotel ka qenë me pëlqimin e të dyja palëve.
Gjatë dëshmisë së tij, reperi pranoi se e kishte kafshuar gruan disa herë, duke i cilësuar ato si “kafshime dashurie”. Ai gjithashtu mohoi çdo sjellje të papërshtatshme në klub, duke thënë se vetëm i kishte vendosur dorën në bel.
Ndërkohë, gruaja ka dhënë një tjetër version të ngjarjes, duke pretenduar se Barrientos kishte ushtruar dhunë gjatë aktit seksual dhe se kishte vazhduar pavarësisht kërkesave të saj për të ndaluar.
Në gjykatë janë paraqitur edhe fotografi të dëmtimeve të saj, ku shfaqen mavijosje dhe shenja kafshimi në zona të ndryshme të trupit.
Procesi gjyqësor ndaj Yung Filly vijon, ndërsa artisti vazhdon të mohojë akuzat për përdhunim dhe dhunë fizike.
