Prej të martës mbrëma në dhomën e ‘xhuxhave’ në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë hyrë 7 banorë të rinj. Gjatë prime-t, ata kishin të drejtë që të zgjidhnin ‘Borëbardhën’ e tyre nga banorët VIP, e me shumicë votash fitoi Rozana Radi.
Si pasojë, këngëtarja ka një zarf të kuq me një avantazh, të cilin do t’a marrë vesh gjatë spektaklit të së shtunës.
Gjithashtu Rozana duhet të kujdeset për ‘xhuxhat’ dhe herë pas here shkon te dhoma e tyre për t’i pyetur ose edhe për të biseduar me ta.
Ndërkohë sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka hyrë një zarf i bardhë, i cili kishte pikërisht një mesazh për 7 banorët e rinj.
Borëbardha do u bënte një guidë ‘xhuxhave’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Banorët VIP nuk mund të komunikojnë me ‘xhuxhat’ e Borëbardhës dhe anasjelltas.
“Rozana, si Borëbardha e zgjedhur nga xhuxhat, Vëllai i Madh të kërkon t’u bësh një guidë të shtëpisë së “Big Brother”. ‘Xhuxhat’ e tu duhet të jenë rresht për një dhe të kapur për dore, duke u kryesuar nga ti. Asnjë banorë VIP nuk mund të komunikojë me ‘xhuxhat’ e Borëbardhës dhe as ata me banorët e shtëpisë VIP. E vetmja që flet dhe shpjegon është Borëbardha. Guida nis tani dhe përfundon me rënien e gongut”, thuhej në zarf.
Teksa Rozana po lexonte zarfin, G-Bani shprehet: “Hajdeni se kemi gati Xumin”. Gjithashtu disa banorë qeshën kur këngëtarja po tregonte se ça do të ndodhte në shtëpi.