Big Brother Albania VIP 4, një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show,vjen në sezonin e tij të katërt në Shqipëri, pas suksesit të mëparshëm, prodhuar nga Top Channel. Personazhe e karaktere të njohur e të dashur të jetës sonë janë zgjedhur me shumë kujdes në bazë të profileve të tyre psikologjike e social-kulturore dhe do te jetojnë së bashku në një shtëpi për disa javë rresht. I gjithë votimi i personazheve vjen nga publiku dhe personazhi VIP më i admiruar fiton çmimin e madh.
Mbrëmjen e djehsme në orët e vona të natës në shtëpi ka ardhur një zarf i zi. Danja ishte ajo që e mori nga dhoma e rrëfimit dhe shpjegon se zarfi nuk duhet të hapet deri në prime-n e rradhës dhe se është pasojë e sjelljeve të pahijshme dhe fjalorit të pahijshëm.
Deri më tani banorët mendojnë se zarfi mudn të jetë për G Banin dhe Klajdin, pas debatit të tyre të ashpër dhe fjalorit vulgar, por kjo mbetet për t’u zbuluar, pasi ndoshta në shtëpi mund të jenë thënë fjalë ose vpera që banorët nuk i kanë dëgjuar dhe parë.