Një video e rëndë që dokumenton momentet e fundit të një vajze 7-vjeçare të vrarë në SHBA pritet të shfaqet në gjykatë, duke zbuluar detaje tronditëse nga ngjarja. Sipas hetimeve, fëmija ishte rrëmbyer nga një shofer shpërndarjeje, i cili fillimisht pretendoi se e kishte goditur aksidentalisht, por më pas pranoi se e kishte vrarë me dashje.

Pamjet dhe audioja e siguruar nga autoritetet tregojnë vajzën brenda kamionit, ndërsa dëgjohet edhe kërcënimi i autorit që i kërkon të mos bërtasë. Prokuroria ka paralajmëruar se provat janë shumë të rënda, ndërsa juria do të duhet të vendosë për dënimin e autorit, i cili tashmë ka pranuar fajësinë për vrasje dhe rrëmbim.

Sipas ekspertizës, në trupin e viktimës janë gjetur prova që tregojnë se ajo ka tentuar të rezistojë, ndërsa hetimet kanë zbardhur të gjithë dinamikën e krimit.