Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e bujshëm të rrjedhjes së videove intime në internet që përfshin kompozitorin Adrian Hila. Policia ka kontaktuar një këngëtar të ri të dalë nga talent show-t për fëmijë me inicialet G.H, i cili po ashtu shfaqet në momente intime me kompozitorin.
I riu ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur kur ai ka qenë në moshë madhore. Rrjedhja e videove intime në internet në të cilat përfshinin kompozitorin Adrian Hila ka qenë një nga temat më të diskutuara së fundmi.
Së fundmi u raportua gjithashtu se një këngëtare nga Kosova ka denoncuar në polici shpërndarësin e videove, derisa thuhet se ka përjashtuar kompozitorin, pasi sipas saj ky i fundit nuk është personi i cili i ka nxjerrë videot.



