Reality Show më i ndjekur Big Brother Vip nis këtë të shtunë, më 20 dhjetor. Pas lajmit të bujshëm, fansat e programit ngritën pyetjet e tyre rreth klubit të këtij programi më të ndjekur.
Kur do të nis BigBrotherVip Fan CLub?
Nga 21 dhjetori, çdo të diel në orën 12:45, “Fan Club” vjen në ekranin e Top Channel!
Ky është programi i dedikuar fansave të Big Brother VIP Albania, ku do të mund të ndiheni më afër personazheve të preferuar dhe të merrni pjesë në biseda dhe analiza ekskluzive për ngjarjet më të nxehta të shtëpisë.
Videoja e shpërndarë në rrjete sociale zbulon se moderatorja do të jetë Kiara Tito gjithashtu opinionistët e programit tashmë të zyrtarizuar, Arjan Konomi dhe Françeska Murati.
