Kejsi Borri ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi u përfol për një histori të mundshme dashurie me një djalë misterioz, tashmë duket se prapaskenat janë krejt ndryshe nga sa mendohej. Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, Kejsi shfaqet në momente romantike me një djalë, ndërsa shumë shpejt vëmendjen e ka marrë projekti i ri muzikor i Sardi Mnerit, “SA SA”.
Djali misterioz që u bë objekt diskutimesh mund të jetë pikërisht vetë këngëtari, Sardi Mneri, pasi pamjet lidhen me videoklipin e tij të ri, ku Kejsi shfaqet përkrah tij. Kështu, ajo që u komentua si një romancë e mundshme, mund të jetë në fakt pjesë e një projekti muzikor që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.

