Një ngjarje e kohëve të fundit në rajonin Don Yai Thong të Tajlandës ka vërtetuar se historia ndonjëherë fshihet pikërisht nën këmbët tona, këtë herë në një fushë orizi.

Gërmimet, të cilat filluan me zbulimin aksidental të fragmenteve të lashta të daulleve prej bronzi nga vendasit, kanë zbuluar një histori të gjerë 2,000-vjeçare të tregtisë. Sipas një njoftimi zyrtar nga Departamenti i Arteve të Bukura i qeverisë tajlandeze, gërmimet në sitin arkeologjik “Don Yai Thong” në Phetchaburi kanë përfunduar dhe unaza të arta që mbajnë gjurmë të rrugëve tregtare indiane janë gjetur nën tokë.

Vendi u zbulua në fillim të këtij viti kur vendasit gjetën fragmente të një daulleje të lashtë prej bronzi në një fushë orizi. Që nga ajo kohë studimet shkencore kanë konfirmuar se ky vendbanim ka një shtresë historike që daton afërsisht 1500 deri në 2500 vjet më parë. Ekspertët theksojnë se zona nuk ishte vetëm një vendbanim, por edhe një qendër strategjike gjatë asaj periudhe. Dy unaza ari të gjetura në vendin e gërmimit përshkruhen nga arkeologët si “dëshmitarë të heshtur të tregtisë së lashtë”.