Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Mariela Berishën, teksa motra e saj, Antonelës, i ishte caktuar masa “detyrim paraqitje”, e cila u la në fuqi.
Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha janë vetëdorëzuar para dy ditësh në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen e Klea Prengës. Shkak i dhunës së rëndë nga motrat Berisha është një marrëdhënie mes bashkëshortit të Marielës me blogeren e njohur.
Të tjera informacione kanë qarkulluar lidhur me këtë çështje dhe arratinë e tyre prej 2 muajsh, ku së fundmi gazetarja Aida Topalli ka treguar se ku mendohej se ishin fshehur motrat se nga cila pikë kufitare kishin kaluar.
Aida Topalli: U tha se ishin brenda territorit të Shqipërisë. por ka dyshime t arsyeshme se kishin shkuar në Dubai përmes aeroportit të Prishtinës duke përdorur pikën kufitare të Morinës që nuk ka më kontrolle dhe kanë qëndruar atje për një periudh të gjatë kohe. Dyshohet të jenë kthyer pak ditë më parë dhe kanë vendosur përmes avokatit mbrojtës së tyre që të vetëdorëzoheshin dhe të përballen me akuzat e ngritura nga akuzat e Gjykatës.