Më 14 mars, Maluma dhuroi një super spektakël në skenën e madhe të improvizuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku këndoi disa nga këngët e tij hit. Ndërkohë edhe pjesëmarrja në koncert ishte shumë e madhe.

Madje një numër të saktë të personave të cilët ndodheshin aty na e bëri të ditur menaxheri i këngëtarit të famshëm latin, Miguel Lua, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka shfaqur pamjet nga spektakli.

Sipas tij, ndodheshin rreth 12000 fansa në sheshin “Nënë Tereza” për të parë performancën e artistit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miguel Lua (@luavision)

“Fuqia e muzikës nuk njeh gjuhë…Më shumë se 12,000 fansa ishin prezent në sheshi Nënë Tereza në Tiranë për koncertin e parë të Malumës në Shqipëri! #PapiJuanchoEuropeTour Team#Maluma”, shkroi ai krahas videos.

Më pas Miguel ka postuar sërishtdisa imazhe nga koncerti ku tregon ndihet mjaft i lumtur. Gjithashtu ai zgjodhi ta falenderojë Shqipërinë me fjalën ‘Faleminderit” në shqip.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miguel Lua (@luavision)

“Është e mrekullueshme se si një kulturë kaq ndryshe nga ajo e jona dgheshumë larg nesh të na bëjë të ndihemi sikur jemi në shtëpi. Thank you #Albania ?? “Faleminderit!” #PapiJuanchoEuropeTour @maluma”- shkroi ai.

Mirëpo në postimet e tij u vu re një dëtaj shumë i veçantë. Gjatë spektaklit, banda e Malumës kishin të veshur jelek tradicional shqiptarë.