Brigitte Bardot, ylli legjendar i kinemasë franceze dhe simboli i bukurisë ndërkombëtare, e cila ndërroi jetë të dielën në moshën 91-vjeçare, do të varroset më 7 janar në kishën Notre-Dame-de-l’Assomption në Saint-Tropez, sipas raportimeve të BFM TV.

Rivierën franceze, ku Bardot kaloi vitet e fundit të jetës, do të shërbejë si vendi i fundit i pushimit për aktoren që fitoi famë globale në vitet 1950 dhe 1960.

Banorët e Saint-Tropez e kujtojnë me nostalgji.

Ajo ishte e bukur, nuk ka fjalë tjetër. Do të na mungojë shumë

-tha Philippe Volmier, i cili e kishte njohur për më shumë se 30 vjet dhe shpesh e shihte duke shëtitur qentë e saj në plazh.

Bardot kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj e përkushtuar ndaj kafshëve, duke i dhënë zë kauzës së mbrojtjes së tyre dhe duke jetuar në vendpushimin e saj jugor të Francës mes maceve, qenve dhe kuajve.

Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi Bardot si personifikimin e “jetës së lirisë” dhe theksoi ndikimin e saj të madh në kulturën franceze dhe botërore.

Megjithëse në një intervistë të vitit 2024 Bardot shprehu dëshirën për të qenë varrosur në kopshtin e saj privat, autoritetet lokale raportuan se nuk kishte pasur kërkesa për një varrim privat.

Bardot do të kujtohet si një nga figurat më të rëndësishme të historisë së kinemasë dhe si një ambasadore e përkushtuar e mirëqenies së kafshëve.