Së fundmi, ‘The Sun’ ka zbuluar se këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka grumbulluar rreth 13.6 milionë euro fitime gjatë vitit 2022. Artistja zotëron dy kompani, Ora Multi Services Ltd dhe Ora Live Ltd, të cilat mbulojnë muzikën, shfaqjet dhe punën e saj televizive.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, thuhet se ka grumbulluar rreth 13.6 milionë euro fitime gjatë vitit 2022. “The Sun” shkruan se 32-vjeçarja zotëron dy kompani, “Ora Multi Services Ltd” dhe “Ora Live Ltd”.

Që të dyja mbulojnë muzikën, shfaqjet dhe punën e saj televizive. Ndërkohë nga ana tjetër, Rita njoftoi pak ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re.

Ylli i muzikës pop do të publikojë këngën e re të titulluar “You Only Love Me”.

Ora, është absolutisht një nga artistet më të dëgjuara në botë. Së fundmi, 32-vjeçarja ka arritur në Spotify mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët e saj. Një sukses i tillë është rishpërndarë në InstaStory nga vetë artistja e hitit “I Will Never Let You Down”.

Ndërkaq, Ora ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj, ku mes të tjerash do të publikojë edhe albumin e saj të ri në janar.