himbja vetëm në anën e djathtë të kokës është mjaft e zakonshme dhe shpesh shoqërohet me lodhje, të përziera, ndjeshmëri ndaj dritës dhe turbullim të shikimit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 50 për qind e të rriturve në botë përjetojnë çdo vit të paktën një episod dhimbjeje koke, duke e bërë këtë simptomë ndër më të shpeshtat. Shkaqet e dhimbjes së njëanshme të kokës janë të ndryshme dhe mund të jenë neurologjike, vaskulare, muskulare apo edhe të lidhura me mënyrën e jetesës.
Një ndër shkaqet e mundshme është neuralgjia okcipitale, e cila ndodh kur nervat që shkojnë nga pjesa e sipërme e palcës kurrizore deri në lëkurën e kokës inflamohen ose dëmtohen. Kjo shkakton dhimbje therëse në pjesën e pasme të kokës dhe qafës, shpesh edhe pas syrit, si dhe ndjeshmëri ndaj dritës. Një tjetër shkak është arteriti temporal, që prek arteriet e kokës dhe qafës, kryesisht te personat mbi 50 vjeç. Ai shfaqet me dhimbje të forta në tëmth, ndjeshmëri të skalpit, dhimbje gjatë përtypjes dhe ndonjëherë humbje të përkohshme të shikimit.
Neuralgjia trigeminale është një tjetër shkak i mundshëm, që jep dhimbje të fortë dhe të papritur në fytyrë, shpesh vetëm në njërën anë. Ajo ndodh kur nervi trigeminal në bazën e trurit irritohet dhe shkakton dhimbje të tipit “goditje elektrike”, që zgjat nga disa sekonda në minuta. Në raste të tjera, dhimbja në anën e djathtë të kokës mund të vijë nga përdorimi i tepruar i barnave kundër dhimbjes si paracetamoli, aspirina apo ibuprofeni. Ky fenomen, i njohur si “dhimbje koke rikthyese”, ndodh kur përdorimi i medikamenteve bëhet i shpeshtë dhe e bën trupin më të ndjeshëm ndaj dhimbjes. Sipas OBSH-së, është një nga format më të zakonshme të dhimbjeve sekondare të kokës.
Dhimbja në anën e djathtë të kokës mund të lidhet gjithashtu me migrenën, dhimbjen e tipit cluster, tensionin muskulor në qafë ose shpatulla, infeksionet e sinuseve, çrregullime të shtyllës kurrizore, lodhje, urije apo edhe ndryshime të nivelit të sheqerit në gjak. Në raste më të rralla, shkaku mund të jetë aneurizma apo tumori cerebral, të cilët japin dhimbje të forta, të vazhdueshme dhe progresive.
Ekspertët e Harvard Health theksojnë se ekzistojnë mbi 300 lloje dhimbjesh koke dhe rreth 90 për qind e tyre nuk kanë shkak serioz. Shumica e rasteve kalojnë vetë, me pushim, hidratim dhe shmangie të stresit. Megjithatë, duhet të kërkohet ndihmë mjekësore nëse dhimbja shoqërohet me turbullim shikimi, konfuzion, temperaturë, ngurtësi të qafës, mpirje, dobësi në njërën anë të trupit, vështirësi në të folur ose pas ndonjë dëmtimi të kokës.
Dhimbja në anën e djathtë të kokës nuk është gjithmonë shenjë e sëmundjes serioze, por mund të tregojë tension, lodhje, inflamacion nervor ose probleme të qafës. Nëse përsëritet, përkeqësohet ose shoqërohet me simptoma neurologjike, është e rëndësishme të bëhet kontroll mjekësor për të përcaktuar shkakun dhe për të përjashtuar sëmundje që kërkojnë trajtim të posaçëm.





