Ronaldo Sharka ishte i ftuar sot në “Shqipëria Live” ku foli në lidhje me emrat e përfolur për të qenë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother Vip” që nis nga dhjetori në Top Channel.

Sharkës iu tregua dhe fotoja e deputetes së Partisë Socialiste Zegjine Çaushi, e njohur për lapsuset dhe deklaratat e saj në Kuvend dhe jashtë tij. Sipas Sharkës, “Big Brother” do i shërbente më shumë Çaushit, se sa po i shërben politika.

Mes emrave të tjerë që mund të jenë banorë të mundshëm, Sharka përmendi Arbenita Ismajli, Erik Fullani, Shpat Kasapi, Finem, etj.

“Do kuptonim pse Zegjineja është kaq e pa shkolluar. Ndoshta ka trauma. Vërtet ka diplomë por edhe një kushëriri im ka diplomë po e ka marrë në universitet privat, me gjëra të tjera… Ndoshta kjo vajzë ka një arsimim qoftë social, qoftë kulturor. ‘Big Brother’ do e ndihmonte më shumë se sa politika. Por gjithsesi Zegjineja është shumë e rëndësishme për Partinë Socialiste. PS të lëshon për SPAK-un por jo për në Big”– tha Sharka.