Një lajm i ëmbël ka emocionuar fansat e Albina Kelmendi, e cila ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Këngëtarja e njohur ndau momentin special në rrjetet sociale, ku u shfaq e buzëqeshur krah partnerit të saj, Valon Vataj, duke reflektuar lumturinë për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

Po na pret një jetë e re… Dhe zemrat tona s’kanë qenë kurrë më të lumtura!

-shkroi ajo, duke shoqëruar postimin me një zemër blu, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve për gjininë e bebit.

Lajmi vjen në një moment të rëndësishëm për artisten, e cila pas një periudhe të ngarkuar me projekte muzikore, duket se po i kushton më shumë vëmendje jetës personale dhe familjes.

Reagimet nuk kanë munguar, fansat kanë “vërshuar” me urime dhe komente pozitive, duke treguar mbështetjen e madhe që Albina Kelmendi gëzon prej kohësh.