Landi Hysa, artisti dhe shoku më i ngushtë i Mirit, ka folur për rrugëtimi ne këngëtarit në “Big Brother Vip”.

Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Landi u shpreh se Miri nuk ka bërë asgjë të keq që të shënjestrohet nga publiku, por shtoi se për momentin ai ndoshta po përdor më shumë zemrën se sa mendjen. Më tej, Landi deklaroi se këshilla që do i jepte Mirit do ishte që zemrën ta linte për familjen dhe të përdorë mendjen.

“Miri nuk ka bërë as krim, as gjynah, as ndonjë që mund të konsiderohet prishje e moralit apo normave shoqërore. Mesazhi im është që t’i thosha Mirit se ajo që ai po bën po konceptohet shumë keq. Aty brenda nuk ka asgjë. Nuk ka asgjë të madhe për ta hiperbolizuar gjënë. Miri nuk po arrin të kuptojë mesazhet që Greta po i jep Selinës. Unë do i thosha zemrën mbaje për vete dhe familjen, teksa mendjen për lojën.

Miri ka shumë për të dhënë, por nuk është naiv, ndoshta ai dhe Selin po e përdorin këtë gjë. Krevati është bërë strumbullari, por Miri ka shumë për të dhënë. Selin dhe Miri janë lojtarë të fortë dhe nuk ka asgjë të keqe jashtë lojës për t’u përfolur. Ndoshta Miri po përdor më shumë zemrën se sa mendjen. Ai është shumë i dashur, por zemrën duhet ta lërë për shoqërinë, familjen…

Me familjen e Selin nuk ka asgjë për të sqaruar, sepse askush nuk ka bërë asnjë dëm. Sa i përket deklaratës së babait të Selin, çdo kush mban përgjegjësi për ato që thotë, nuk i gjykoj dot unë. Por dikush duhet të ketë kujdes me fjalët dhe termat që përdor sepse bëhet fjalë për personazhe publikë.”– tha ai.