Pak ditë më parë Egla Ceno do të mbante profilin zyrtar të emisionit “Goca dhe Gra” në “Instagram”. Aktorja e njohur vendosi që të bënte një pyetësor me ndjekësit.

“Më bëj një pyetje për prezantueset e Goca dhe Gra”, shkruante Egla në një postim në “Instastory”, e cila është pjesë e panelit të emisionit, i cili transmetohet çdo të shtunë në ekranin e Top Channel.

Ndjekësit kanë qenë kuriozë të dinë se çfarë mendimi ka Ceno për katër bashkë prezantueset e tjera të emisionit. Madje i kanë thënë që t’u vendosë edhe një notë.

Pjesë nga biseda virtuale:

Jepi një notë secilës prezantuese nga 1 te 10

E dinë ato se ua kam thënë edhe në sy mendimin tim: (pupupu na fute në sherr tani)

Xhilda: 7 pa pesë

Einxhel: 4

Rudina: 9

Jorida: 4 e gjysmë, 5 pa çerek

Ça note i vë vetes?

Po zero me xhufkë sigurisht

Me cilën prej tyre ke një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore?

Shkoj mirë me të katërta. Të paktën në prezencën time më respektojnë dhe i respektoj