Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni, ka marrë gjithë vëmendjen me një postim që ka bërë së fundmi në rrjetet sociale. Ai ka bërë një postim ironik në “Instastory”, duke u thënë ndjekësve të tij që ta votojnë në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse ai vetë nuk është kandidat në asnjë garë zgjedhore.

“Zgjedhjet po afrohen, votoni Don Xhon se tjetër s’bon”, shkruan reperi në postimin e fjalë, duke e shoqëruar mesazhin me një ikonë kurore.

Ky reagim erdhi vetëm pak kohë para zgjedhjeve lokale në Kosovë që pritet të mbahen më 12 tetor, ku qytetarët do të zgjedhin përfaqësuesit politikë që duan t’i shohin në krye të komunave të tyre.

Edhe pse ishte një shaka, postimi i reperit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij dhe ka krijuar diskutime në rrjete sociale.

Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, prej vitesh është ndër emrat më të përfolur në skenën muzikore shqiptare, duke publikuar projekte që kanë marrë miliona klikime dhe janë pritur shumë mirë nga fansat.

Ai njihet për sensin e tij të humorit e me siguri edhe postimi i bërë është pritur me humor nga ndjekësit. Kohët e fundit Don Xhoni është përfolur për lidhje me Loredana Bratin, por asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë. Mbase e gjitha ishte një show, e Lorin do e shohim te ndonjë nga klipet e Don Xhonit.

Edhe pse ishte një shaka, postimi i reperit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij dhe ka krijuar diskutime në rrjete sociale.