Këngëtari i njohur Gjesti është arrestuar këtë të mërkurë në Prishtinë, nën dyshimet për armëmbajtje pa leje. Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Rruga Mehmet Isahi, ku efektivët kanë ndaluar dhe arrestuar reperin pas dyshimeve për posedim të armës pa leje.
Pas arrestimit të reperit, reagimet në rrjet nuk kanë munguar. Një ndër personat që ka reaguar publikisht është edhe Xheneta Fetahu. Xheneta e cila ka pasur një raport të afërt me reperin, ka ndarë një mesazh në Instastory në Instagram ku duket se i del në mbrojtje.

Në reagimin e saj, Xheneta shprehet e habitur nga mënyra se si disa njerëz po e gjykojnë shpejt situatën, duke theksuar se shumëkush e di periudhën e vështirë që artisti ka kaluar. Ajo thekson se disa reagime mund të jenë të gabuara, por sipas saj presioni dhe padrejtësitë e grumbulluara për një kohë të gjatë mund ta çojnë një person drejt shpërthimeve të papritura. Në fund të mesazhit, ajo nënvizon se ndonjëherë është më mirë që situatat të qetësohen para se të përkeqësohen më tej.
Së fundmi, Arbër Zeka ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e artistit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ditën e djeshme në Kosovës. Sipas Zekës, Gjesti ka një konflikt me menaxherin e tij, Erkand Shabani pasi kërkon të mbyllë kontratën e lidhur mes tyre.



