Aktori dhe komediani Pete Davidson ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së tij, duke treguar hapur betejën me varësinë dhe rrugën drejt rehabilitimit. Në një rrëfim të sinqertë, ai zbuloi se pika e kthesës erdhi gjatë një video-call me nënën e tij, Amy Davidson, ndërsa ndodhej në një qendër rehabilitimi.

Ishte një bisedë shumë e vështirë -u shpreh ai, duke shtuar se gjatë asaj që njihet si “java familjare”, për herë të parë dëgjoi se sa shumë po i lëndonte njerëzit më të afërt.

Momenti më i fortë erdhi kur nëna i tha:

Çdo mëngjes zgjohem me frikën se do të marr lajmin për vdekjen tënde.

Këto fjalë, sipas Pete Davidson, ishin një “goditje e fortë” që e detyroi të përballej me realitetin.

Në fillim reagova keq, nuk doja ta pranoja… por më pas e kuptova që kjo ishte e vërteta ime -rrëfeu ai.

Komediani foli edhe për kontrastin emocional që përjetonte në atë periudhë, duke treguar se kishte arritur sukses financiar, por jo pa pasoja.

Ajo jetonte në një shtëpi që ia kisha blerë me para që nuk vinin nga një vend i mirë -tha ai, duke iu referuar periudhës së varësisë.

Ai pranoi se në atë kohë nuk ishte gati për një jetë të qëndrueshme apo marrëdhënie të shëndetshme.

Sot, gjithçka ka ndryshuar për Pete Davidson. Ai tregon se lindja e vajzës së tij, Scottie Rose, ka qenë motivimi më i madh për të ndryshuar.

Ajo është arsyeja pse dua të jem më i mirë çdo ditë -u shpreh ai.

Madje, ai theksoi se prioritetet e tij kanë ndryshuar rrënjësisht.