Robert Aliaj ka komentuar në emisionin “Breaking” festivalin europian “Eurovision” dhe përfaqësimin e Shqipërisë në këtë skenë.

Sa i përket festivalit, sipas Aliajt, nata e parë ishte zhgënjim pasi për të, të gjithë këngët ishin monotone dhe të mërzitshme. Sa i përket këngës së Alis, “Nan”, Robert Aliaj tha se bënte diferencën, pavarësisht se sipas tij, i mungonte shkëlqimi skenik. Robert Aliaj vlerësoi performancën e Alis që e quajti brilant e shtoi se Shqipëria u përfaqësua në mënyrë dinjitoze.

“U impresionova nga Alis. E ndoqa me interes Eurovision, edhe pse nata e parë ishte zhgënjim total, ishin disa këngë të ngjashme, të mërzitshme, shumë monotone. Natën e dytë, festivali justifikoi dhe pretendimin për diversitet kulturor. Sa i përket këngës që përfaqëson Shqipërinë, për mua e justifikon fitoren në vendin tonë. Performaca e Alis shkëputet nga preferenca që ka festivali europian. Ishte një përfaqësim shumë i mirë. Nuk ishte kopje si disa të tjera, ishte e veçantë. Këngët e tjera nuk ishin gjë fare, ne na mungoi shkëlqimi vizual por fituam nga interpretimi brilant i Alis. Do doja një vendosje skenike më moderne. Do duhej t’i përshtatej hallit tonë për emigracionin por me modernizëm. Mund të kishte një performancë tjetër, është sugjerim personal jo kritikë. Mu duk pak ‘old fashion’. Kënga e kishte emocionin brenda dhe nuk duhet ta kërkonim me zor. Por kënga u këndua shumë bukur. Ishte një përfaqësim dinjitoz. Për mua performanca më e mirë e shqip%risë në Eurovision ka qenë Rona Nishliu.”– tha ai.