Lajm i trishtë për këngëtaren e njohur nga Kosova, Shyhrete Behluli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se nëna e saj ka ndërruar jetë. Këngëtarja ka treguar se varrimi bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Mushtisht.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jonë. Varrimi do të bëhet, më 30.01.2025 në orën 15:00 në varreza të fshatit Mushtisht. Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Shyhrete krahas fotos që ka publikuar në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

A post shared by Shyhrete Behluli Official (@shyhrete_behluli)