Futbolli turk është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Tolga Kalender. Mbrojtësi i Bandırmaspor ka ndërruar jetë në moshën vetëm 25-vjeçare, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga Bandırmaspor, klubi i kategorisë së dytë turke, ku Kalender luante që prej vitit të kaluar.
“Me trishtim të thellë morëm lajmin për vdekjen e futbollistit tonë të çmuar Tolga Kalender. Dhimbja jonë është e madhe, humbja jonë është e papërshkrueshme”, shkroi klubi, duke i shprehur ngushëllime familjes, të afërmve, shokëve të skuadrës dhe tifozëve.


