Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, ka tronditur opinionin publik.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar përmes rrjeteve sociale mjaft personazhe të njohur të ekranit.

Edhe aktori i njohur i humorit, Julian Deda, ka bërë një postim në “Instagram” për të miturin e ndjerë.

Deda ka postuar një fotografi ku shfaqet me Martinin, imazh i shkrepur në vitin 2021. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 3” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

 “Prehu ne paqe i dashur Martin.

A mund ta bejme nje foto bashke, edhe pse nuk kane kaluar akoma 10 vjet, edhe pse fati tragjik ti nderpreu endrrat ne mes? E une prap e dua kete foto me ty o kampion. Na pikellove te gjitheve o djale, por Zoti djemte e mire i do prane vetes. Qofsh mire me Zotin. Ngushellime te sinqerta familjes”, shkruan Juli krahas kësaj fotografie.

Ndërkohë kur kjo foto është hedhur për herë të parë në rrjetet sociale nga Martini apo prindërit e tij, krahas shkruhej:

“Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua Martin Cani”.