Mark Zuckerberg ka zgjedhur kryeqytetin e Italisë, Romën për të kaluar muajin e mjaltit së bashku me gruan e tij, Priscilla Chen. Çifti është fotografuar teksa shëtisnin nëpër ambientet e bukura historike që të ofron Roma, si Koloseu apo edhe ‘Piaca Spanja’. Madje, nuk kanë munguar as fotot e shkrepura në restorant, teksa çifti të sapomartuarve ishte duke shijuar gatimet e shijshme italiane.
Ata dukeshin të lumtur teksa ndanin momentet e muajit të mjaltit së bashku larg nga sytë e kureshtarëve. Por ‘zoti Facebook’ nuk kishte se si t’u fshihej rrjeteve sociale si ai që vetë ka themeluar, duke qenë se fotot e shkrepura kanë përfunduar menjëherë në ‘Twitter’ dhe kanë bërë xhiron e botë në një sekondë.


28 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)