Pas muajsh spekulimesh në rrjet, reperi i njohur Stresi dhe ish-partnerja e tij Kejsi kanë konfirmuar zyrtarisht ribashkimin e tyre. Lajmin e bënë të ditur përmes një fotosesioni ekskluzive dhe një interviste ku ata shfaqen edhe shumë të dashuruar me njëri tjetrin.

Në intervistën e tyre çifti rrëfeu se një shans i dytë dhe një reflektim personal i ka ndihmuar të kuptojnë vlerën që kanë për njëri-tjetrin. Pas disa viteve larg, ata kanë vendosur të lënë pas të kaluarën dhe t’i japin dashurisë së tyre një mundësi tjetër.

Në një postim prekës në InstaStory, Stresi ndau emocionet e tij me ndjekësit, duke shkruar:

Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë, por ndonjëherë mjafton një moment dhe gjithçka ndryshon. Respektojeni partnerin tuaj, duajeni me sinqeritet dhe mos e ulni kurrë, as gjatë lidhjes e as pas ndarjes. Lini gjithmonë një derë hapur… sepse kurrë nuk i dihet. Never say never.