Në orën 15:00  të së dielës së 8 gushtit u hapën dyert e burgut, në fillim del Fatmir Pjetri i njohur si “Babagjyshi” me një çantë në dorë. “Babagjyshi” eksperti i vjedhjeve të para në Rinasit nuk kontrollohet fare, pak më vonë del Arbër Çekaj i njohur si “Bosi i kokainës së bananeve”, i cili me drejtimin për në tarracë. 

E gjithë tentativa e tyre e arratisjes ndodhi rreth një harku kohor prej 8 minutash. Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kapërcejnë kufizimin e vendit të ajrimit, duke u varur nëpër shkallët në zyrat e administratës.

“Babagjyshi” zbret në sheshpushim dhe pas përleshjes me rojet e burgut, së bashku me Çekajn drejtohen për tek porta kryesore e burgut. “Babagjyshi” dhe “Bosi i kokanës së bananeve” ishin vetëm tre hapa larg lirisë, por ky plan iu dështoi. Në orën 15:11 minuta ata prangosen dhe rikthehn sërish në qelitë e tyre. Duket si një film, por jo është realitet është burgu “313”, i cili na u reklamua se ai do jetë fundi për “bosët e krimit” na ësht bërë si shfaqje televizive. Kjo u bë publike dhe në fotot e sigurua ekskluzivisht nga Top Channel. Më poshtë video e fotot.

Brendat burgut “313” ekzistojnë një sërë rregullash të rrepta për shkak të sigurisë dhe rrezikshmërisë që paraqesin, personat që ndodhe  brenda qelive.

Monitorim me kamera dhe policë 24 orë, pa televizor, pa radio, tri vakte ushqim vetëm nga institucioni i burgut, një kafe në ditë, një takim në muaj me të afërmit, një telefonatë në javë, jo më shumë se 10 minuta dhe e regjistruar, si dhe uniformë për të dënuarit, janë disa nga rregullat e burgut.

Brenda burgut “313” ndodhet edhe “41 BIS” ose i njohur ndryshe si “burg brenda burgut”, në të cilin ndodhen vetëm të dënuarit e rrezikshëm.

Në regjimin e posaçëm, të parët që u izoluan janë Emiljano Shullazi, dhe 4 anëtarët e grupit të tij, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela.

Ndërsa të dënuarit e tjerë janë që janë izoluar në sitemin “41 BIS” në burgun e Peqinit janë Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Në këto qeli do të zhvendosen ata të dënuar që dyshohet se janë aktivë dhe drejtojnë aktivitete kriminale nga burgu është njëri nga rregullat e “41 BIS”.

Si lindi “41 BIS”  dhe ku u aplikua për herë të parë:

Termi “41 BIS” për herë të parë është prezantuar në Itali, në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të.

 Me vdekjen në qeli të bosit të Cosa Nostra-s, Toto Rina, në nëntor të 2017-s, “41 BIS” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në burgje. Thelbi i regjimit “41 BIS” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm, gazeta Shqip.

Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime, ndërkohë që janë të burgosur. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet sipas ligjit italian, maksimumi 1 takim në muaj.

Po ashtu, ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10-minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar.

Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. I vetmi komunikim që i shpëton monitorimit është posta institucionale me pjesëtarë të Parlamentit dhe me autoritetet nacionale dhe evropiane, si dhe me institucione të drejtësisë. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo para.

Në rast sëmundjeje, të sëmurët transferohen në reparte spitalore sipas dispozitave të “41 BIS”. Në disa raste të veçanta të sëmundjeve të rënda, është e mundur të jepet leje nga mbrojtësit ligjorë.

Po ashtu, ka një limit për kohën e qëndrimit jashtë, që nuk mund të jetë më shumë se dy orë në ditë, dhe në grupe jo më shumë se 4 vetë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar, saqë është e pamundur të komunikojnë me njëri-tjetrin, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte, dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Në Itali kjo platformë ligjore aplikohet në 23 institucione të vuajtjes së dënimit në të gjithë territorin italian. Por, “41 BIS” ka hasur edhe kundërshtime në Itali, gazeta Shqip.

Regjimi me siguri të lartë në burgje cenon të drejtat dhe liritë e njeriut, pasi sipas Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, një i burgosur nuk mund t’i nënshtrohet një regjimi të tillë johuman dhe degradues, për qenien njerëzore.

Shfaqja që na u dhurua nga “Babagjyshi” dhe ” Bosi i kokainës në banane”, na bën të dyshojmë nëse ky është një burg i sigurisë së lartë, gazeta Shqip.

Hedhja mbi gardhin e burgut na kujton pjesë nga “filmi lulëkuqet mbi mure”, ku fëmijët hidheshin nga muri se i rrihte mësuesi apo drejtori i Jetimores, dhe tentonin të iknin për shkak të trajtimit të padrejtë. Ndërsa për të burgosurit nuk ka “profesorë” që i ndëshkon, pasi pasi ka dënuar ligji,  por i ka marrë malli për lirinë, e për shkak të se burgu “313” ka defekte në menaxhim, tentuan të largoheshin./Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.