Përfundoi dhe takimi në selinë blu i kryedemokratit Lulzim Basha me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Philip Reeker. Më herët gjatë ditës zyrtari i lartë i DASH, i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

Takimi mësohet se ka zgjatur një orë e 10 minuta në zyrën e Bashës. Ndërkohë që ende nuk janë zbardhur detaje në lidhje me ccështjet e trajtuar ndërmjet tyre.

Detaji që shpëtoi kishte të bënte me shmangien që zyrtari i lartë amerikan i bëri presidentit Meta duke mos e takuar. Çdo zyrtar i lartë që ka vizituar vendin tonë ka takuar presidentin por duket se gjërat mes SHBA-në dhe Metës janë ftohur shumë. 

Kjo shmangie është një sinjal i qartë i SHBA-ve ndaj Metës, i cili përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit sulmoi ashpër amabsadoren amerikane Yuri Kim.

I ftuar në një emision televiziv presidenti Meta deklaronte se “në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi interpretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit”.

Presidenti Meta reagoi duke i quajtur hipokritë diplomatët që sugjerojnë Komisionin e Venecias si zgjidhje të situatës dhe shtoi se ai respekton Kushtetutën dhe jo rregullat e ambasadave, me një referencë të qartë për Ambasadën Amerikane.

“SHBA janë si yll si shpirt se me ata i kemi bërë Kushtetutën. Presidenti është në kushtetutë dhe jo në rregulloren e ndonjë ambasade. Prandaj i kam ftuar të vijnë me ekspertët e tyre dhe t’u tregoj kushtetutën e Shqipërisë. Hipokritët që duan të çojë këto akte në Venecia, ata janë hipokritë, sepse duhet të çonin zgjedhjen e Arta Markut me 69 vota në kundërshtim me Venecian, tani duan të shpëtojnë Dvoranin, pasi ka pasur garanci edhe nga disa palaçove ndërkombëtarë për të përdhunuar të gjithë procesin e KED-së”.

Përplasja e tij për të shkarkuar Ardian Dvoranin i cili u vlerësua nga Departamenti Amerikan i shtetit ishte sinjal se Amerika nuk e mbështet më presidentn Meta. 

Deklarata e tij që u kërkoi qytetarëve që të “mprihnin sëpatat e sfurqet” për të mbrojtur votën në 25 Prill.

Bëri që ambasadorja Amerikane të reagonte ku shkruante se “Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal!”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit Ilir Meta i cili nga një studio televizive i është përgjigjur që të mos mbështesë më Ramën dhe të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me cfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen. Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme. Deklarata e Yuri Kim eshte nje turp dhe e ftoj Ambasadoren te vije tani live ne studio bashke me Edi Ramen te ballafaqohemi para shqiptareve”.

Këto përplasje të Metës me Amerikë duket se kanë vedosur një perde të hekurt aq sa presidenti të mos përfillej nga zyrtari i lartë amerikan, i cili takoi vetëm Ramën dhe Bashën./Gazeta Shqip