Për vrasjen e 4-fishtë në Velipojë dhe aksidentet tragjike të ndodhur në Shqipëri, Ministri Brendshëm, Bledi Çuçi doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme dhe drejtoi gishtin tek  jo te vetja, por ia hodhi fajin prokurorëve dhe gjyqtarëve që sipas tij lirojnë personat e rrezikshëm që lëvizin me armë pa leje.

Ai zbuloi se brenda javës do të prezantohen drejtorët e rinj të policisë, si një reformë e policisë së shtetit. Në përpjkeje për të shmangur përgjegjësitë, Çuçi tha se do të kërkohet hetim pasuror pronarëve të makinave luksoze, ndërsa kërkoi reagim edhe nga ILD.

Por asaj që nuk iu përgjigj Ministri Çuçi  ishte se nga se ka frikë policia për t’u përballur në luftën kundër krimit të organizuar, apo në rivendosjen e rendit. Në një kohë që çdo ditë dëgjojmë ngjarje si konflikte nga më banalet, aksidente të shumta, vrasjet si krime brenda familjes, apo dhe si pjesë e grupeve rivale kriminale.

Gazeta Shqip ka marrë po renditet ngjarjet e ndodhura nga fillimi i këtij viti deri ditën e djeshme ku u vranë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë në Velipojë.

Shifrat përbëjnë edhe bilancin e këtyre 6 muajve që Bledi Çuçit mori drejtimin e ministrisë së Brendshme, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj. Kujtojmë se paraardhësi i tij u dorëhoq për shkak të vrasjes së Klodjan Rashës nga një efektiv i policisë. Një dorëheqje morale, jo ligjore e Lleshajt.

Që nga janari  janë regjistruar 28  viktima nga vrasjet, të ndodhura në qytetet si Vlora, Shkodra dhe Elbasani si pika e nxehtë e krimit ku autorët humbasin gjurmët si fantazma. Konflikte banle, larje hesapesh, përplasje bandash janë shkaqet e këtyre ngjarjeve të kronikës së zezë që kanë ndodhur dhe në sy të familjarëve. Këtu mund të përmendim ngjarjet e rënda siç ndodhi dhe përplasje në kohën e zgjedhjeve, ku  vra Pjerin Xhuvani, apo ajo e Behar Sofisë në mes të Tiranës.

Gjatë konferencës për shtyp, ministri i Brendshëm tha nuk mbaj përgjegjësi morale. Nga shifrat e nxjerrë nga gazeta Shqip shohim se vrasjet e zbuluar nga policia janë ato pë motive të dobëta. Ndërsa 10 vrasje të tipit mafioz janë ende të pa zbuluara dhe përgjegjësi morale nuk mban. Ministri u mundua të jepte edhe leksione se vrasje apo aksidente rrugore me pasoja për jetën kanë ndodhur edhe në kohën e regjimit komunist, kështu që nuk kishte pse të mbante përgjegjësi morale për këto ngjarje. /Gazeta Shqip

 

 Data            Vendi            Viktima                    Autori

1.01.2021         Tiranë           Vladimir Zhvezhda   Klajdi Shundi
24.01.2021       Durrës           Etmir Begu                         ?
1.02.2021         Fier               Shkëlzen Kastrati    Alber Zaja
6.02.2021         Vlorë             Gentian Qorri                  ?
25.02.2021       Tiranë            Behar Sofia            Enejd Shyti
3.032021          Vlorë             Taulant Beqiraj       Skerdian Gabroni
17.032021        Fier               Irvana Hyka            Demokrat Medinaj
20.032021        Durrës           Edmond Koçi                     ?
4.04.2021         Shkodër        Bardhok Pllanaj                 ?
11.04.2021       Dibër            Nazmie Markja         Miranda Markja
13.04.2021       Dibër            Xheton Konesha       Altin dhe Muhamed Nera
21.04.2021       Elbasan         Pjerin Xhuvani         Arbër Papleka
29.04.2021       Dibër            Benard Tonuzi          Florjan Tonuzi
5.05. 2021       Elbasan         Liljana Buzo              Koço Buzo
10.05.2021      Vlorë             Bledar Birçaj                  ?
10.05.2021      Tiranë            Mehmet Qema          Marjus Dema
12.05.2021      Elbasan          Everest Caka                 ?
17.05.2021      Shkodër         Endri Mustafa            Ibrahim Lici
21.05.2021      Vlorë              Delon Troqe                      ?
29.05.2021      Shkodër          Emiljano Ndou          Mark Kodra
1.06.2021        Tepelenë         Çajup Selimi                  ?
3.06.2021        Lushnje           Rako Qorri                Sofokli Sharri
6.06.2021        Ksamil             Gramoz Mema               ?
6.06.2021        Shkodër           Diana Vukaj             Fabian Vukaj
4.06.2021        Tiranë              Kudret Saliaj            Mexhit Picari
7.06.2021       Librazhd           Menderie Bici            Qemal Bici
8.06.2021       Peqin               Ylber Xhahysa            Leonard Bashaliu
27.06.2021     Velipojë            Kujtim Fecarraku              ?
                                             Xhovani Gocaj
                                             Edmond Gocaj
                                             Myseni Zeneli

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.