Kryeministri Edi Rama ashtu siç njoftoi dje se do të reagonte duke sqaruar gjithçka në lidhje me atë që do të ndodhë në Zvërnec pas situatës së tensionuar në përballjen e protestuesve me persona të sigurisë, doli sot në një prononcim të gjatë.

Ai e nisi duke fajësuar sigurinë e kompanisë private për sjelljen harbute ndaj qytetarëve protestues si dhe mosreagimin e forcave policore përballë kësaj sjelljeje.

Më pas nuk ngurroi të shpjegojë dhe ndjesinë që i kanë shkaktuar këto 3 ditë plot tensione duke u shprehur se po mendonte dhe të jepte dorëheqjen dhe të tërhiqej në katund në shtëpinë e tij.

Mëgjithatë kreu i qeverisë tregoi me detaje të gjithë negociatat që janë zhvilluar tashmë prej tre vitesh mes investitorit Jared Kushner, bashkëshorti i vajtës së Donald Trump, Ivanka.

Tërheqja zvarrë e protestueve

Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejte për ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht, pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë të protestuesit në Zvërnec. Ju kam lexuar e dëgjuar, madje ju siguroj që edhe unë do revoltohesha e rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryesisht ndaj kryeministrit.

Sepse do më dukej e tmerrshme që dosa rojë private në sytë e policisë, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin si kafshë nga jashtë brenda një njeri, ta tërhiqnin zvarrë e më pas policia të thoshte që u fut vetë, në vend që ti kishte arrestuar në vend ata.

Ju mirëkuptoj dhe mbase duke patur parasysh se çfarë kam bërë kur isha në anën tjetër të barrikadës, do kisha bërë dhe më keq se ju. Po të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po i’ua fal të huajve

Shqipëria nuk kthehet më në nivel Golemi

Do të kisha bërë më keq se ju po të më thonin se është toka e shtetit dhe po ja fal të huajve. Është përhapur gjithandej me shumë helm nga pas edhe legjenda se shteti po ja fal atë tokë Izraelit për të sjellë palestinezët në Zvërnec.

Po të më thonin se sollëm rusët që po shkatërrojnë zonën dhe po ndërtojnë pallate, po të më thonin se në vend të flamingove do të pastroheshin paratë e zeza të mafias e të tjera nga ato që kanë thënë e ju kanë thënë dhe janë shpërndarë duke krijuar një dalë zemërimi. Për faktin që ju kuptoj shumë mirë ju dhe zemërimin tuaj, kam tri ditë që pyes veten nëse duhet t’jua tregoj detajet, duke ditur sa përqindja e madhe është që nuk do të më besoni dhe do të më konsideroni të shitur.

Apo të them se po e anulojmë projektin dhe të qetësoheni e të shijoni fitoren, për të menduar që vërtet po mbroni atdheun. Por do të ishte shija e një humbjeje të madhe të Shqipërisë, për fëmijët tuaj që do të humbin kaq shumë. Por përse duhet ta bëj këtë, për pushtetin apo baltën që më vjen në fytyrë çdo ditë dhe më vjen nga kundërshtarët politikë e mediatikë.

Ça më duhet mua karrigia dhe pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite, duke nisur nga Shqipëria që çdokush numërohej si turist. Për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia nëse heq dorë nga përpjekja për ta bërë Shqipërinë vend të sigurt?

Përse duhet të bëhet copëtimi dhe Golemi i radhës? E kuptoj se dëshira për ta kthyer Shqipërinë në nivelin e Golemit është e gjallë në anën tjetër. Përse nuk duhet ta fusim Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të turizmit. Shqipëria është një vend që tashmë kërkon të afrojë investitorë që ndërojnë vepra të mëdha që sjellin turistë që i lënë paratë këtu

“Kam menduar të iki në katund…”

Një vend që nuk ka frikë nga një projekt si ky ku partner të jashtëzakonshëm janë për bashkë për të investuar 4 miliardë euro. Jo si ndërtues që ndërtojnë, shesin e ikin, por si pronarë të terrenit, të cilin e kanë blerë me para të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga Agjencia jonë për pastrimin e parave dhe nga ndërkombëtarët, një për një, me bankë. Jo nga Izraeli, por nga Katari. Nuk besoj që mund konsiderohet nga ata që konsiderojnë veten myslimanë, që vetëm myslimanë nuk janë. Dhe për ditë bëjnë krimin e ndaluar nga Kurani duke helmuar njerëzit me shpifje.

Si mund të jem unë kundër jush dhe vetes, dhe gazetat greke, aleatët tuaj, që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, shitësi dhe ai është kryeministri juaj. Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë I drejtpërdrejte dhe emocional, por kjo është ndjesia ime. Këto janë ditë të vështira që më kanë bërë të përulem për nderin e madh që më keni dhe t’iu kërkoj ndjesë për të ikur në katund dhe për t’iu lënë në duar që do të zgjidhni vetë pastaj për të mbrojtur Shqipërinë nga të huajt.

Por kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’iu udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua aq sa ju dhe ashtu si e doni ju. Dhe t’iu udhëheq për ta përmbyllur këtë që kemi nisur bashkërisht me votën tuaj. Me të cilën ja kemi ngritur kokën të gjithë shqiptarëve, me të cilën I kemi dhënë vlerën që ka flamurit tonë në sytë e të huajve dhe me të do ta bëjmë Shqipërinë vendin më për të patur zili në Mesdheun e sotëm. Dhe ky projekt është pjesë e kësaj përpjekje.

Kur nisi projekti për Zvërnecin

Projekti ka nisur si interesim nga ana e investitorëve në vitin 2023, 3 vite përpara, bashkë me Sazan, dhe qëndrimi ynë ka qenë, Sazani është tokë publike, ka qenë një dëshirë dhe ambicje e kahershme dhe e qeverive të tjera për ta kthyer në atraksion turistik. Ne jemi gatshëm të punojmë me ju por kini parasysh që ajo tokë nuk shitet, dhe duan që shteti shqiptar të jetë palë ortake. Qeveria e kryeministrit tuaj që e keni votuar dhe sot duke ju bashkuar zemëratës e konsideroni tradhtar dhe të korruptuar.

Për projektin e Zvërnecit kemi thënë duhet të shihni pronat dhe pronarët pasi ne nuk kemi tokë shtet aty, dhe copëza që mund të jenë shtet mund të jenë të papërfillshme për ambicjen tuaj, kështu që merruni me pronarët. Ju e dini mirë kush janë investitorët e interesuar se e di gjithë bota. Bota e mbarë flet për këtë projekt për shkak të njeriut që e ka promovuar, Jared Kushner, por bota ka hesape për të larë dhe ka luftërat e veta për të bërë, prandaj dhe projekti që se ka dalë fjala në mediat amerikane dhe europiane për të gjetur gjilpëra në kashtë, e prandaj investitorët kanë angazhuar ekselencën botërore në arkitekturë e mjedis. Administrata shqiptare ka mbrojtur interesin e vendit dhe kemi bërë detyrën jo thjesht proceduarialisht dhe patriotikisht.

Mos shihni imazhe pallatesh për projektin, ku i keni parë ato? Projekti i vjetër është kthyer mbrapsht nga qeveria. I kemi thënë duam standarte të larta, duam më shumë për ju dhe për veten. Negociatat me pronarët, te ato nuk futemi dot, ne jemi të fokusuar te Sazani për të cilin akoma nuk kanë përfunduar negociatatat. Leja e zhvillimit ka të bëjë me rrethimin e pronës, por kjo nuk është leje ndërtimi.

Përgjigje ndaj Athinës

Për herë të parë dje dëgjova se aty paska një popullsi homogjene greke, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta sepse ja injorant. U mahnita nga deklarate Ministrisë së Jashtme greke. Nuk ishte një akt dhune shtetërore, siç ndodh me shqiptarët në burgjet e Greqisë, apo në rrugët e Greqisë.

Ishte një akt dhune nga një grup rojesh privatë, dhe që të ngrihej shteti në këmbe dhe të nënvizojë etninë e protestuesit, mendoj sipas meje nuk i shërben marrëdhënieve tona që janë në ditët e tyre më të mira. Por këtë e futa këtu për të thënë diçka tjetër, që pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata. Sepse ndërkohë titujt e p[pronësisë janë baza e çdo veprimtarie. Siç ndodhi edhe në Baks-Rrjoll, ku toka ishe e blerë nga pronarët atje që kishin letrat. Por nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbesim pezull në titujt e pronësisë, pas një katrahure që kemi trashëguar për fat të keq.

Kushtet për projektin

Pishe Poro nuk është zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet kategori e pestë, peisazh i mbrojtur dhe për shpalljen peisazh i mbrojtur, ka një vendim qeverie por ajo që është e rëndësishme të thuhet është se në 2017 këto kategori janë të adoptuara në mënyrë të plotë. Sa më lart shkohet në kategori, aq më shumë minimizohet ndërhyrja njerëzore, ndërsa katëgoritë 5-6 janë për bashkëveprim mes njeriut dhe vendit. Përcaktohet në nen se aty mund të ekzistojnë dhe qendra banimi. Ta dini nuk po ndërtohet në Vjosë, nuk po shkatërrohet grykëderdhja e saj.

Nuk do bëhet asnjë resort aty. Sot që flasim nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar, ju jeni zemëruar me të drejtë për ato që keni dëgjuar, por tani më dëgjoni mua. Leja e masterplanit ka përcaktuar zonën zhvillimore, parametrat teknikë, dhe pasi u refuzua projekti, investitorët angazhuan 5 studio ndërkombëtare nga nga më të mirat në botë. Bashkë me studiot janë angazhuar inxhinierët më të mirë në botë, inxhinierë mjedisi që vayhdojnë punojnë për studim mjedisor. Lufta zhvillohet sot me një gjë konkrete, me një gardh të shëmtuar me tela me gjemba, për të cilën kompania do paguajë gjobë të majme. Investitori këtu ka ardhur, ka ardhur dhe ajo zonja Trump, jo për pushime, po për me të gjithë grupin e inxhinierëve dhe kanë bërë biseda me profesorë të gjeodezisë, historisë etj për të marrë shënime.

Në mars të 2026 është paraqitur një projekt krejt tjetër, i konceptuar me qasje ndryshe, me qasje projektuese, zhvillimore dhe mjedisore. Por prapë nuk e kemi pranuar tërësisht, por kemi vendosur kushte. E para, është shkruar, projekti do zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie, në asnjë copë shtet.

Laguna nuk preket, është e shkruar, dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë marinë, është e shkruar. Për marinën është kërkuar që të hartohet një projekt i detajuar. Nuk po ju them që investitorët thonë që nuk e kemi pritur kurrë që në Shqipëri shteti do jetë kaq rigoroz. Kanë thënë që cdo gjë të bëhet sipas librit të ligjit. Përcaktimi i brezit mbrojtës. Projekti duhet të përcaktojë një brez mbrojtës nga vija e Lagunës. Kjo distancë duhet të ruajë peisazhin natyror, cilësinë e habitatit. Kjo është e shkruar, është shkruar përpara, jo këto ditë kur ju mendonit se po sheh Shqipërinë. Këshilli i Mbrojtjes së Territorit ka ngritur një grup pune që do ruajë me rigorozitet mbrojtjes e natyrës. Leja është dhënë për vendosjen e pajisjeve që do përdoren për studimin e lagunës.

Nevoja për turizëm elitar

Unë betejën e kam bashkë me ju dhe çfarë niveli e duam Shqipërinë është pyetja që duhet të bëjë përballë këtij projekti, i cili akoma nuk është dorëzuar…Patjetër që do t’i shohim kur të vijmë dhe do t’i ekspozojmë dhe do kuptojmë të gjithë se ç’do bëhet, por unë po them se nga ç’më kanë parë sytë, nga çfarë po bëjnë ata njerëz, është diçka që në Europë dhe Mesdhe nuk është.  Pse duhet të shikojmë me zili Greqinë apo Malin e Zi? Me admirim po e shiko, por me zili pse duhet ta shohim? Çfarë ishte Sveti Stefan? Monument kulture!”.

Tani na duhet turizmi që të na sjellë më shumë para… Se unë jam i informuar që kur kam qenë i vogël që, sado të besosh në Zot, mos harro që një ditë do ikësh nga kjo botë dhe atje s’ka as cash, as karta krediti, as rroba, asgjë. Jam informuar unë. Sikundër jam informuar nga im atë është që e vetmja gjë që vlen është çfarë lë mbrapa për kuptim. Unë për kujtim turizmin e masës nuk e lë dot si pjesë të misionit tim, dua të lë gjëra bashkë me ju që të jenë krenare gjeneratat pas