Kompania ajrore low cost Wizz Air, kohë më parë njoftoi futjen e disa linjave të reja nga Tirana në disa prej destinacioneve më të lakmuara në Europë.

Megjithatë ende pa i futur në punë, pasi ishin parashikuar për fillimin e vitit 2024, i ka anulluar disa linja.

Tiranë-Valencia, Tiranë-Maltë, Tiranë-Chania dhe Tiranë-Palermo, nuk do të jenë më në listën e shqiptarëve që duan të shkojnë në këto vende me linja direkte.

Nisja e fluturimeve direkte drejt këtyre destinacioneve u lançua me bujë të madhe vetëm 3 muaj më parë, saktësisht në fillim të qershorit. Sipas njoftimit të atëhershëm, Wizz Air do të niste 10 rrugë të reja nga Tiranë.

Por papritur kompania i hoqi këto linja nga sistemi i saj duke mos pranuar prenotime biletash. Ëizz Air njoftoi përfundimin e operacioneve të saj në aeroportin e Kukësit. Ndërsa tani, po shkurton linjat e parashikuara që do të shtoheshin nga Rinasi.

Wizz Air po kërkon të ulë kapacitetin me 10% në të gjithë rrjetin e saj për shkak të një problemi global me motorët e prodhuar nga Pratt & Ëhitney. Transportuesi loë cost thotë se po punon për të minimizuar ndikimin në flotën e saj, por pret që shumë avionë të ndalen.

Në një deklaratë, linja ajrore me kosto të ulët tha, “Wizz Air aktualisht po vlerëson implikimet për të kuptuar shkallën e ndikimit në flotën e saj, me vlerësimet fillestare që tregojnë një reduktim të mundshëm të kapacitetit prej 10% për gjysmën e dytë të vitit financiar 2024 ” .

Por nuk dihet nëse ndikues në këtë vendim është dhe konkurrenca me kompaninë Ryanair që vendosi të hyjë fuqishëm në tregun shqiptar.