Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka reaguar ashpër pas një intervistë të dhënë dje nga ana e presidentit të Malit të Zi, i cili paralajmëroj fort Kishën ortodokse Serbe. Daçiç, akuzoi Gjukanoviçin se është pjesë e asaj që ai e cilësoi si “botë shqiptare” dhe se përdor standarde të dyfishta në akuzat ndaj Serbisë.
“Epo, nuk ishte Vuçiç ai që bëri thirrje për një votim në Malin e Zi, por Edi Rama dhe (Ramush) Haradinaj. A është Mali i Zi një pjesë e natyrshme e botës shqiptare “kur nuk e shqetëson përzierja e Ramës dhe Haradinajt?”, vuri në dukje Daçiç.
Siç shtoi ai, Serbia nuk ndoqi një politikë antimalazeze, por Mali i Zi ndoqi një politikë antiserbe, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë, duke njohur Kosovën.
“Serbia ka një interes në zhvillimin e marrëdhënieve më të mira të mundshme me Malin e Zi dhe është koha të ndalojmë së tremburi njerëzit e Malit të Zi në mënyrë që të krijojmë një alibi për të qëndruar në pushtet,” theksoi Ivica Daçiç.
Presidenti malazez tha dy ditë më parë se në rrethanat në të cilat filloi procesi i zyrtarizimit të pavarësisë së Kosovës, historia se Mali i Zi ishte “një pjesë natyrore e botës serbe”, një pjesë e natyrshme e “Serbisë së Madhe”, dhe ushqim për të gojën e uritur të nacionalistëve që e kanë gjithnjë e më të vështirë të prajojnë humbjet “.
Ndërkaq, nuk ka vonuar përgjigja e Podgoricës zyrtare. Ministria malazeze e Punëve të Jashtme, shprehet se “Daçiç ka ndërhyrë në fushatë, pasi ka kërcënuar të gjitha ata qytetarë malazezë që kanë edhe shtetësinë serbe, se nëse do të qëndrojnë si malazez ta harrojnë pasaportën serbe, e cila është pjesë e shumë qytetarëve të Malit të Zi që punojnë në Beograd apo qytetet të tjera të Serbisë.
“Një ton i ngjashëm, mbase edhe më grotesk, por edhe qartë militarist u dëgjua në deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili bëri një deklaratë, i shoqëruar nga gjeneralët serbë dhe kolonelët serbë, duke dhënë një mesazh militarist”, theksohet në deklaratë.
Qeveria e Podgoricës, fut në listën e ndërhyrjes edhe ministrin e Shëndetësisë serbe, që ka kërcënuar se do të largonte nga sistemi shëndetësor të gjithë ata malazezë që jetojnë në Serbi.
Lista e Podgoricës vijon edhe më tej, duke përmendur Patriarkun e Kishës Ortodokse serbe Irinej, i cili në prani të Presidentit Aleksandar Vuçiç, deklaroi se gjërat po ndodhnin në Malin e Zi që “nuk ekzistonin as gjatë Perandorisë Osmane”, se qëllimi ishte “të dëbohej populli serb, siç bënë ushtarët në Kroaci”, dhe se një komb i ri, malazez është duke u krijuar në Malin e Zi.
Ministria vlerëson se ndërhyrja e Serbisë në punët e brendshme të Malit të Zi është një aksiomë që, siç pretendojnë ata, ka qenë “e pranishme në një masë më të madhe ose më të vogël për dekada”.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.