Prej tre ditësh sasia e kokainës e kapur sot në Durrës, ishte në pritje.

Ka qenë Task-Forca ajo e cila pas informacioneve që kishte për lëndë narkotike, zhvilloi një operacion me qen antidrogë dhe zbuloi 30 kg kokainë.

Kontejneri vinte nga Ekuadori dhe kishte 3 ditë në Portin e Durrësit.

Policia kufitare duke marrë parasysh faktin që kontejneri kishte ardhur nga Ekuadori organizoi operacionin me qen antidrogë, teksa kanë qentë ata që kanë zbuluar ‘të bardhën” në kontejnerin me banane.