Dalin në dritë të tjera detaje mbi fabrikën e boronicave të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit. Burime për Gazeta “Shqip” bëjnë të ditur se Shkëlzen Berisha paguante mbi 10 mijë euro qira në muaj në këtë magazinë, prej kohësh dhe që shërbente si pikë grumbullimi për magazinën e boronicave.
Fillimisht kjo godinë, sipas asaj që ka raportuar Gazeta Shqip është ndërtuar ish-kryebashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili, një njeri me shumë ndikim te Partia Demokratike. Godina ka ndërruar pronarë gjersa në skenë doli emri i Shkëlzen Berishës, i cili e realizoi këtë blerje falë kredisë së marrë në bankë vlerën 1,8 milionë euro.
Godina në Marqinet në fakt kishte kohë që përdorej nga Shkëlzen Berisha dhe se për këtë ai paguante dhe qiranë.
Më herët median kanë raportuar se brenda kësaj fabrike të përpunimit të boronicave, është një tjetër kompani, e quajtur Agromel Shpk, e cila ka deklaruar në QKR si degë të selisë, fabrikën e Shkëlzen Berishës. Në librat e blerjes së Agromel Shpk, priten çdo muaj fatura tatimore për kompaninë e Berishës, Logal Shpk.
Prej fillimit të aktivitetit, Agromel Shpk ka deklaruar një xhiro totale prej 575.369.114 lekë, ose rreth 5 milionë euro, ku një pjesë të parave kanë shkuar për kompaninë Logal Shpk, të Shkëlzen Berishës.