Sezoni i verës është në pikun e tij dhe mesa duket disa resorte duan të përfitojnë sa më shumë nga pushuesit.

Një ndër to është dhe “Tropikal Resort” në Durrës, i cili ka vendosur çmime absurde për plazhistët, që variojnë nga të rinj e deri tek familjarë me fëmijët e tyre.

Në një video të postuar së fundmi duket se përgjegjësit e çadrave në Tropikal Resort, i kanë shkuar në çadër plazhistëve për t’i ngritur nëse nuk paguanin çmimin e shtrenjtë prej 1000 lekësh personi.

Ky vendim është hasur në kundërshti me një grup pushuesish të cilët thanë se nuk u lajmëruan që në fillim për këtë.

“Se do marr unë një kallash e të vritem me këtë këtu, ose të marrë ky një kallash, se po na e shpifni plazhin. Të vijë ky të më ngrejë mua prej plazhi, ti je duke më prish qetësinë. Tashi të lutem se po bëjmë skandal në plazh. Tani paguhet për person apo për çadër? E kuptoni ça rregullash absurd po bëni. Vini më ngrini këtu ne kemi ardh me kalamajt,” shprehet një prej tyre.