Janë zbuluar ditën e sotme për mediat mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të fisit Maja dhe administratorit të gurores Alfred Karaj, një ditë para sulmit barbar.

Kujtojmë se anëtarë ë fisit Rrajat dhunuar në mënyrë barbare dy kushërinjë të fisit Maja në Borizanë të Krujë.

Mediat kanë siguaruar bisedën e fundit mes Andi Majës, djali i xhaxhait të dy personave të dhunuar Bilbil dhe Jashar Majës dhe Alfred Karajt, teksa ishin bërë disa denoncime në polici dhe protesta për guroren që po iu shkaktonte dëme në banesë për shkak të shpërthimeve me eksploziv.

Nga mesazhi shihet qartë kërcënimi dhe paralajmërimi që Karaj i bënte fisit Maja.

“Nuk më vini dot gjobë, do takohemi e do më njihni”, thuhet ndër të tjera.