Pas marrjes së postit si drejtuese e Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, studiuesja Jonida Godole ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur hapur se PD duhet të ndahet përfundimisht nga ish-lideri historik Sali Berisha.

Godole solli në vemendje edhe rastin e ish-kancelarit Gjerman Helmut Kohln, ku në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij.

“Vendimi i z. Berisha është vendim personal i tij. Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në këto lloj momentesh të rëndësishme.

Kjo do ta çojë PD përpara ose jo, këto janë kosto që do t’i mbajnë ata. Unë kam thënë që bota ka treguar që dhe personalitete të mëdha, të cilët kanë qenë absolutisht të rëndësishëm për gjithë Evropën, ku kam sjellë në vëmendje rastin e ish-kancelarit gjerman  Helmut Kohl, në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij, por duke respektuar kontributin e tij deri në fund.

Këto janë vendime që i marrin partitë vetë. Këto janë modele që unë i kam sugjeruar. Nëse mua do më pyesin sot nga brenda PD, patjetër që do ta sugjeroj këtë dhe do flas hapur. Por kjo është pjesë e PD, duhet të tregojë se është vërtet një parti që e meriton të vijë në pushtet.

Por sikur të mos mjaftonte kjo vetë gazeta e partisë demokratike ka nisur sulmet ndaj liderit të partisë Sali Berisha. Gazeta Rilindja Demokratike ne nje lajm te saj shkruan “Sekretarja e re për të Përndjekurit, Godole: PD duhet të distancohet nga Berisha“.

Duket se shtatori i nxehtë politik po afron dhe ato që deri dje e përkrahnin Berishën tashmë po i dalin kundër. Ambasadorja Amerikane i ka kërkuar Lulzim Bashës që të mos e fus Sali Berishë në parlament pasi ai është shpallur non grata nga SHBA.

Në një mesazh në “twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkroi se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.

Nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Lulzim Bashës do të hyjë në parlament si antiamerikan me Berishën apo poramerikane pa “doktorin”. Duket se ethet e shtatorit nisur surpriza të mëdha na presin para. Rilindja Demokratike pas një kerkimi në facebook e paska fshire lajmin dhe mirë ka bërë se po e pa Berisha nuk e dimë cfarë do ti ndodhte gazetës.

Shumë demokratë po dalin kundra PD, 4 ditë më parë Mark Marku ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të cilin ia besuan qytetarët e qarkut të Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit. Marku shkruante se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe as nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ri, pasi partia po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës. Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura.Tashmë edhe sa do japin dorëheqje për shkak të Berishës dhe sa demokratë do dalin kundra kur do clirohet PD nga kthetrat e doktorit?/Gazeta Shqip