Ish-ministri Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë rreth hetimeve të SPAK që prej largimit të tij.
Teksa SPAK po kërkon arrestimin e tij, ish-ministri Arben Ahmetaj ka dërguar një mesazh në redaksinë e një emisioni televiziv, ndërkohë që ishte në transmetim live , ku ka thënë se do dal të flas publikisht kur të jetë koha dhe kur e vërteta sipas tij, të ketë marrë dritë dhe të lexohen të gjitha provat në favor të tij.
Reagimi i Arben Ahmetaj:
Do dal kur ju te lexoni dosjen.
Do dal kur ju te tregoni qe akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me nje njeri qe ne ate kohe ka qen njeri normal dhe ne punet e veta.
Do dal kur te lexoni qe akuzohem per korrupsion se ish gruaja ime ka shit metra katrore ne treg t lire.
Do dal kur t kuptohet qe bashkjetusja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion te pastër bankar nje prone.
Do dal kur te kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qene kurre po kurre pronar i asaj prone qe te ishte ne gjendje qe ta falte apo dhuronte.
Do dal kur te lexoni gjithë letrat e mia ne favor te interesit publik si ato qe shyqyr qe dolen sot.
Do dal kur e verteta te ket mar rruge.
Do dal kur ju te beni pyetje te vertete se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj
Do dal kur ta kuptoni qe skam pas lidhje me proceduren.
Do dal kur t lexoni se ato biseda te 2012 jane komplet impotente ne aspektin e lobimit apo favorizimit, aq me teper ne opozite.
Kujtojmë se Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka përfituar shuma të ndryshme monetare nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjatë kohës që ka qenë ministër, në mënyrë që t’i favorizonte lidhur me Inceneratorët.
Sakaq, ditën e djeshme ka qenë avokati i tij Ardian Visha i cili ka treguar se ka komunikuar vetëm 5 minuta më parë me Ahmetajn gjatë një deklarate për mediat. Në dosjen e paraqitur nga SPAK, avokatët shprehen se nuk kanë gjetur asgjëkundi arsye për kontrollin e banesës.
Qëndrimi i tyre ka qenë i kundërt me të prokurorisë, ku thonë se nuk ka asnjë fshehje të pasurisë ose ndonjë akt korruptiv.