Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku një çift të moshuarish është sulmuar duke u grabitur nga disa persona.
Tom Tinaj së bashku me bashkëshorten e tij janë lidhur dhe plaçkitur në shtëpinë e tyre gjatë orëve të natës nga disa grabitës, të cilët pas largimit nga Vermoshi mësohet se kanë pësuar aksident me automjetin e tyre. Më pas, për t’i shpëtuar policisë ata kanë marrë një automjet tjetër në fshatin Selcë nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit. Aty kanë braktisur automjetin dhe dyshohet se kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.