Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë udhëtuar drejt SHBA-ve. Sipas burimeve të Gazeta “Shqip”, presidenti dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së kanë udhëtuar përtej atlantikut për qëllime private dhe jo për ndonjë vizitë zyrtare.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shfaqur e tërhequr nga jeta aktive politike, duke ia lënë të gjithë barrën e denoncimeve drejtuesve të tjerë të kësaj partie.

Më herët presidenti Meta dhe Kryemadhi u shfaqën së bashku në Budapest 3 javë më parë gjatë inaugurimit të përmendores së heroit kombëtar Skënderbeu. Sot çifti presidencial ka preferuar që të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të kaluar disa ditë pushimi.

©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.