Zgjedhjet e 11 majit me rinë e listave të hapura, prodhuan një rezultat të papritur për shumë nga emrat e njohur të politikës në vend.
Plot 82 deputetë aktualë, disa për shkak se nuk rikandiduan e disa sepse nuk arritën të fitonin një tjetër mandat, do të ‘shijojnë’ ditët e fundit si ligjvënës në Parlamentin e Shqipërisë. Pjesa më e madhe e mbetur jashtë janë nga radhët e Partisë Socialiste, ku u vu re një rifreskim i listave. “Viktima” nga socialistët mbetën emra të mëdhenj si Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Toni Gogu, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Florenc Spaho dhe Arben Pëllumbi.
Megjithatë as Partia Demokratike nuk mbetet mbrapa, pasi humbja e thellë u ndje dhe në listat e djathta. Lulzim Basha dhe emra të tjerë që hynë në 2021 si figura drejtuese të PD-së, nuk do të jenë më.
Vetëm pak muaj për të gëzuar privilegjet e të qenurit deputet kanë mbetur dhe për drejtues apo ish-drejtuesë të partive të vogla opozitare. Monika Kryemadhi, Dashamir Shehi apo kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi që nuk siguroi dot as 1/3 e votave të 2021. Me nisjen e legjislaturës së re, ndryshojnë edhe përfaqësuesit e PSD në parlament, që në këtë 4 vjeçar kanë qëndruar thuajse pasivë.
Deputetët aktualë të PS që ngelën jashtë Kuvendit:
- 1. Agron Çela
- 2. Alban Xhelili
- 3. Pandeli Majko
- 4. Anduel Tahiraj
- 5. Plarent Ndreca
- 6. Arben Pëllumbi
- 7. Baftjar Zeqaj
- 8. Bardhyl Kollcaku
- 9. Frrok Gjini
- 10. Blerina Gjylameti
- 11. Bujar Cela
- 12. Desantila Tahiraj
- 13. Edona Bilali
- 14. Eduard Ndreca
- 15. Enslemvera Zake
- 16. Ermonela Felaj
- 17. Etilda Gjoni
- 18. Etjen Xhafaj
- 19. Florenc Spaho
- 20. Gerta Duraku
- 21. Mirela Pitushi
- 22. Ilir Ndraxhi
- 23. Ilir Topi
- 24. Ilir Metaj
- 25. Ismet Beqiraj
- 26. Erjon Merka
- 27. Klevis Xhoxhi
- 28. Klotilda Bushka
- 29. Laert Duraj
- 30. Lavdrim Krashi
- 31. Denis Deliu
- 32. Lindita Buxheli
- 33. Luan Duzha
- 34. Luljeta Bozo
- 35. Mimi Kodheli
- 36. Nasip Naço
- 37. Niko Kuri
- 38. Paulin Stërkaj
- 39. Petro Koçi
- 40. Pranvera Resulaj
- 41. Shpresa Marnoj
- 42. Tatiana Pirro
- 43. Teuta Ramaj
- 44. Toni Gogu
- 45. Xhemal Qefalia
Deputetët aktualë të PD që ngelën jashtë Kuvendit:
- 1. Agron Duka
- 2. Petrid Doda
- 3. Andia Ulliri
- 4. Arbi Agalliu
- 5. Dashamir Shehi
- 6. Dashnor Sula
- 7. Dhurata Cupi
- 8. Edmond Spaho
- 9. Emilja Koliqi
- 10. Enkelejd Alibeaj
- 11. Eralda Bano
- 12. Andrea Mano
- 13. Gëzim Ademaj
- 14. Ferdinand Xhaferaj
- 15. Flutura Acka
- 16. Ori Nebiaj
- 17. Helidon Bushati
- 18. Ilda Dhori
- 19. Kasëm Mahmutaj
- 20. Kreshnik Collaku
- 21. Lefter Gështenja
- 22. Lindita Metalia
- 23. Lulzim Basha
- 24. Merita Bakiu
- 25. Orjola Pampuri
- 26. Seladin Jakupllari
- 27. Sorina Koti
- 28. Ludovik Hasani
- 29. Zheni Gjergji
- 30. Qani Xhafa
- 31. Shpëtim Idrizi
- 32. Nusret Avdulla
- 33. Monika Kryemadhi
- 34. Petrit Vasili
Deputetët aktualë të PSD që ngelën jashtë Kuvendit:
- 1. Gentian Deda
- 2. Gledis Celiku
- 3. Meri Merkiçi



